Elena Pici, studente Ekonomiksit filloi punė tek Banka e Shqipėrisė

November 15th, 2016

Elena Pici, studente Ekonomiksit filloi punė tek Banka e Shqipėrisė

Elena Pici, studente Ekonomiksit filloi punė tek Banka e Shqipėrisė

Elena Pici, e diplomuar e Universitetit Epoka, në departamentin Ekonomiks, fitoi bursën prestigjioze “Chevening” e ofruar nga Britania e Madhe për studentët e ekselencës. Ajo filloi studimet e masterit në degën Zhvillimi Ekonomik në London School of Economics (LSE). Elena  u diplomua në LSE me rezultate të shkëlqyera, me temën e diplomës për rastin e Shqipërisë: ‘Economic upgrading in Global Value Chains: Case of Textile and Footwear Industries in Albania’.

Pasi mbaroi studimet e masterit në LSE, Elena u rikthye në Tirane, ku ka filluar punë në Bankën e Shqipërisë, në Departamentin e Mbikëqyrjes. Në të njëjtën kohë ajo ka fituar një program 6-mujor “Think Tank Development Program”, nga Fondacioni Soros, Budapest dhe është rikthyer në Universitetin Epoka si lektore me kohë të pjesshme për lëndën “Hyrje ne Ekonomi”.

“Unë jam shumë e lumtur që jam sërish pjesë e universitetit që më ka dhënë mua shumë dhe ka përgatitur bazat e mia profesionale. Ndihem shumë e vlerësuar që jap leksione në të njëjtën klasë, ku kam marrë edhe leksionet e mia të para ekonomike, gjithashtu kjo është një përgjegjësi e madhe ndaj studentëve dhe Universitetit për të mbajtur nivelin e mësimdhenies në standartet globale edhe gjithmonë të përpiqesh për të sjellë risi. Unë jam shumë mirënjohëse për departamentin Ekonomiks për të gjithë dedikimin dhe profesionalizmin kur unë isha studente, dhe tani  për gjithë mbështetjen dhe bashkëpunimin si kolegë” - thotë Elena.

Ne jemi krenarë që studentë si Elena janë bërë ambasadorë kaq të mire të Universitetit Epoka dhe ne i urojmë asaj sukseset më të mira!